Reshjet e dëborës, ç'ndodh me fluturimet nga Rinasi?

Shqipëria

Reshjet e dëborës, ç'ndodh me fluturimet nga Rinasi?

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 20:18
Rinasi

Reshjet e borës që përfshinë ditën e martë edhe Shqipërinë për momentin nuk kanë shkaktuar asnjë anulim apo vonesë në nisjen e avionëve në destinacionet përkatëse nga aeroporti i Rinasit. 

Autoriteti aeroportual nëpërmjet faqes së njoftimeve për fluturimet bën me dije se ka pasur vetëm vonesa të vogla në nisjen e avionëve kryesisht me destinacion Italinë e cila është përfshirë nga reshjet e dëborës dhe moti i keq. 

Aeroporti i Rinasit njofton se gjithsesi të gjithë ata që kanë planifikuar të udhëtojnë duhet më parë të bëjnë konfirmimin e udhëtimit me kompanitë përkatëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat