Temperaturat e larta, mbipopullohen urgjencat në Shqipëri

Shqipëria

Temperaturat e larta, mbipopullohen urgjencat në Shqipëri

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 12:51
Ilustrim

Piku i sezonit turistik, si dhe ngritja e temperaturave ka bërë që fluksi i vizitave të shtohet.

Shefi i urgjencës në spitalin rajonal të Vlorës, Servet Bejkollari thotë gjatë kësaj jave vizitat variojnë nga 50-60 pacientë në ditë.

Kryesisht mbizotërojnë pacientë që janë prekur nga virozat e stinës, por nuk mungojnë dhe rastet e probleme kardiake nga temperaturat e larta, kryesisht moshat mbi 60 vjeç.

“Duke filluar nga 20 korriku, e në vazhdim ka patur raste me virozat e stinës. Janë 50-60 vizita në ditë. Moshat e thyera neglizhojnë mjekimin”, u shpreh një mjek i spitalit për mikrofonin e Tch.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat