Dosja e ILDKP: Gjin Gjoni vilë 700 mijë euro me para të dyshimta

Shqipëria

Dosja e ILDKP: Gjin Gjoni vilë 700 mijë euro me para të dyshimta

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 08:57
Gjin Gjoni

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka konstatuar se gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Gjin Gjoni, njëherësh anëtar i KLD, së bashku me bashkëshorten e tij, Elona Çaushi, kanë blerë dyqan 150 mijë euro, apartament 53 200 000 lekë, një vilë me vlerë 700 mijë euro etj., në periudhën 2010-2012, me burim të dyshimtë.

Dosja e ILDKP për ligjshmërinë e pasurisë së Gjin Gjonit, e siguruar ekskluzivisht nga Shqiptarja, mban datën 23.02.2014, ndërsa është referuar tek Adriatik Llalla, asokohe kryeprokuror.

Sipas ILDKP, çifti Gjin Gjoni dhe Elona Çaushi e kanë blerë rezidencën në vitin 2012. Po gjatë këtij viti, ata deklarojnë blerjen e një dyqani me vlerë 150 mijë euro, 67 180 euro llogari në Strasburg si dhe 30 000 000 lekë tërheqje dividenti nga shoqëria ‘ADFD’. Për të justifikuar burimin e këtyre pasurive, ILDKP pretendon se Gjin Gjoni dhe Elona Çaushi kanë falsifikuar një kontratë shitjesh aksionesh në një kompani me vlerë 300 mijë euro, kur sipas ILDKP, realisht aksionet janë shitur për 70 000 lekë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat