Shisnin jashtë standarteve, sekuestrohen 45 kg mish

Shqipëria

Shisnin jashtë standarteve, sekuestrohen 45 kg mish

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 09:24
Mishi

AKU ka sekuestruar 45 kg mish në një dyqan në Përrenjas që shiste jashtë standarteve ushqimore.

Subjekti “Bani Zhobro” u kap në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e therjes së kafshëve në një ambient të pa miratuar dhe në kundërshtim të plotë me kërkesat ligjore. si edhe kafsha ishte e pa kontrolluar nga veterineri.

AKU është njoftuar nga një denoncim i një qytetari në email. 

"Subjekti 'Bani Zhobro' është i regjistruar në QKB me aktivitet ‘Tregtim mishi” por në momentin e inspektimit subjekti ushtronte aktivitetin e therjes së kafshëve në ambientin ngjitur me atë të tregtimit të mishit ,në katin e parë të një pallati,"-raporton AKU.

Në ambientet e therjes janë gjetur 45 kg mish viçi si edhe një set me vegla pune (2 cengela,1 thikë,1 hanxhar).

Si masë për shkeljet e subjektit është ndaluar aktivitetin e tij për therjen e kafshëve, është konfiskuar mishi, mjetet e punës (2 cengela,1 thikë,1 hanxhar) si dhe është vendosur masë administrative, gjobë në vlerën 250 000 lekë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, u bën thirrje konsumatorëve që të jenë të kujdesshëm në blerjen e produkteve shtazore duke kërkuar informacione në njësitë e tregtimit të mishit që të jetë i vulosur, i shoqëruar me certifikatë veterinare, kuponin tatimor, si mjet për sigurinë e gjurmueshmërisë së produktit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat