Rikthehet makthi i shqiptarëve në dogana, radhë kilometrike në Kakavijë

Shqipëria

Rikthehet makthi i shqiptarëve në dogana, radhë kilometrike në Kakavijë

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 10:59
Pamje nga video

Radhët kilometrike në kufirin greko-shqiptar në Kakavijë kanë krijuar probleme për qindra familje shqiptarësh që kthehen nga Greqia por edhe turistët e huaj që synojnë të hyjnë në Shqipëri.

Pala greke punon me dy sportele kufitare duke vënë për orë të tëra në pritje në temperature të larta qindra familje mes tyre fëmijë dhe të moshuar që udhëtojnë drejt Shqipërisë.

Ndërkohë e njëjta situatë paraqitet edhe në doganën e Kapshticës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat