Sëmundjet e zemrës, mbi 84 mijë raste referohen tek mjeku kardiolog

Shqipëria

Sëmundjet e zemrës, mbi 84 mijë raste referohen tek mjeku kardiolog

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 15:15
Ilustrim

Në 6 muaj rreth 225,643 qytetarë  kanë përfituar nga kontrolli falas, të dhëna këto të publikuara nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Programi kombëtar i Kontrollit Mjekësor Bazë (check-up) për grupmoshën 35-70 vjeç, po jep frytet e veta jo vetëm sa i takon krijimit për herë të parë të një database mjekësore për sëmundshmërinë, por edhe për identifikimin, diagnostikimin dhe parandalimin e sëmundjeve invalidizuese me kosto të lartë sociale dhe financiare.

Vetëm për sëmundjen kardiovaskulare, diabeti dhe tumoret, rreth  84 754 raste referohen tek mjekët specialistë.

Nga analiza e treguesve statistikor të kontrollit mjekësor bazë gjatë këtij viti vlerësohet se nga kontrolli i kryer kanë rezultuar 19% me risk të lartë, 34% me risk të moderuar dhe 47% me risk të ulët.

Rritja e numrit të kontrolleve mjekësore bazë, ka sjell diagnostikim të hershëm të sëmundjeve, ku përqindja e rasteve të referuara nga kontrolli mjekësor bazë për periudhën janar – qershor 2018 rezultojnë: rreth 84,754 raste janë referuar tek mjeku specialist.

Ndër këto: 49.61 % të rasteve janë referuar tek mjeku kardiolog për ndjekje të specializuar, për sëmundje kardiovaskulare, 20.14 % janë referuar me Diabet Mellitus tek mjeku Endokrinolog, 10 % janë referuar për tek mjeku Hematolog”.

Këto të dhëna dëshmojnë një interes të lartë të popullatës për ta kryer Kontrollin Mjekësor Bazë. Në të gjithë qytetet e vendit ka një rritje të konsiderueshme të numrit të kontrolleve check up. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat