Tragjedia në Genova, ambasada italiane në Tiranë: Mesazhet e solidaritetit tregojnë afrimitetin mes dy popujve - Bota Sot
Tragjedia në Genova, ambasada italiane në Tiranë: Mesazhet e solidaritetit tregojnë afrimitetin mes dy popujve

Shqipëria

Tragjedia në Genova, ambasada italiane në Tiranë: Mesazhet e solidaritetit tregojnë afrimitetin mes dy popujve

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 17:59
Ura e shembur në Xhenova

Ambasada italiane në Tiranë ka reaguar pas shembjes së urës në Genova, ku deri më tani kanë humbur jetën 39 persona mes të cilëve edhe dy shqiptarët  Marjus Djerri dhe Admir Bokrina.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada italiane në Tiranë falënderon autoritetet dhe qytetarët shqiptarë për mesazhet e solidaritetit dhe thotë se ato dëshmojnë dashamirësinë dhe afrimitetin mes dy popujve tanë. Ambasada shpreh ngushëllimet edhe për dy qytetarët shqiptarë që kanë humbur jetën në këtë tragjedi.

“Ambasada italiane falenderon autoritetet dhe qytetarët shqiptarë për mesazhet e panumërta të solidaritetit dhe ngushëllimet për tragjedinë e ndodhur në Genova, që dëshmojnë dashamirësinë dhe afrimitetin mes dy popujve tanë.

Teksa i bashkohemi dhimbjes së familjeve të viktimave, u shprehim ngushëllimet të afërmve të dy qytetarëve shqiptarë që kanë humbur jetën në këtë ngjarje të trishtueshme dhe të gjithë popullit shqiptar”- thuhet në reagimin e ambasadës italiane në Tiranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...