Jeni ende me pushime, zbuloni si do jetë moti në fundjavë në Shqipëri - Bota Sot
Jeni ende me pushime, zbuloni si do jetë moti në fundjavë në Shqipëri

Shqipëria

Jeni ende me pushime, zbuloni si do jetë moti në fundjavë në Shqipëri

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 19:23
Foto ilustrim

Meteoalb bën me dije se në fundjavë, moti në Shqipëri do mbetet me kthjellime e vranësira kalimtare, më të shpeshta në mesditë dhe orët e pasdites kur priten shira afatshkurtër.

Konkretisht, sipas zonave dhe ditëve, shirat fokusohen në Veri dhe pjesërisht në qendër sot; në Jug dhe pjesërisht në Qendër nesër dhe serish Veri-Qendër të dielën.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit nuk do të kenë ndryshime të ndjeshme, vetëm një rritje të lehtë në zonat pa shira respektive të së shtunës dhe së dielës. Parashikohet që në fundjavë, temperaturat të variojnë nga 12 në 36°C; në zona specifike maksimumi ngjitet pranë 37°C.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...