Rrihet me dorezë hekuri ish-nënkryetari i FRESSH: Doja të shpëtoja një grua

Shqipëria

Rrihet me dorezë hekuri ish-nënkryetari i FRESSH: Doja të shpëtoja një grua

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 12:35
Juxhin Çela

Ish-nënkryetari i Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar, Juxhin Çela, është dhunuar egërsisht mbrëmjen e lënë pas.

Denoncimin e ka bërë nëpërmjet një njoftimi në Facebook, ku publikon edhe fotografinë me shenjat e dhunës.

Gjithçka sipas tij, ka ndodhur teksa ka ndërhyrë për ti dalë në mbrojtje një gruaje.

“Dje pak para mesnate shikoj një grua në moshë që po konfliktohej me një grup të rinjsh të cilët e rrëzuan në tokë pas përplasjes verbale, instiktivisht sapo përballem me këtë skenë përpara meje menjëherë vrapoj për të ndihmuar gruan në nevojë dhe ndarë palët e përfshira në konflikt, por një i mitur shqiptar aty kishte dorezë hekuri dhe më goditi. Ndjej se bëra aktin e duhur përtej se familjet që nuk edukojnë fëmijët e tyre me vlerat bazike për të jetuar në komunitet janë një realitet dhe kjo do më sjelli 10 ditë me regjim shtrati.

Këtë sqarim e bej për të shmangur telefonin e prishur, faleminderit kujtdo që më ka uruar shërim” , shkruan Çela.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat