Kumbaro: Tepelena ka mbartur dhimbje dhe tragjedi në kohën e diktaturës

Shqipëria

Kumbaro: Tepelena ka mbartur dhimbje dhe tragjedi në kohën e diktaturës

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 13:22
Mirela Kumbaro

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro u shpreh sot se Tepelena mbarti dhimbje e tragjedi në periudhën e diktaturës me ish-kampin e Tepelenës.

Tepelena është esencë burrnie e kulmesh historike, por dhe episodesh mbartur me dhimbje e tragjedi, siç ishte kjo copë historie e Shqipërisë së diktaturës në ish-kampin e Tepelenës, ku u shenjuan 4 vjet prej saj (1949-1953) me viktima të pafajshme dhe plagë të pashërueshme që meritojnë vëmendje, dëgjim dhe respektin më të thellë.

“23 Gushti – Dita Europiane e Kujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare u organizua nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991”, shprehet Kumbaro. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat