Strehimi i emigrantëve afrikanë, ministri italian përshëndet vendimin e Shqipërisë: Akt i rrallë

Shqipëria

Strehimi i emigrantëve afrikanë, ministri italian përshëndet vendimin e Shqipërisë: Akt i rrallë

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 20:36
Enzo Moavero Milanesi.

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar në lidhje me emigrantët e bllokuar në një anije në Itali.

Përmes Twitter, kreu i diplomacisë shqiptare thotë se “Italia e ka ndihmuar Shqipërinë kur ka pasur nevojë, dhe sot jemi gati t’i japim një dorë.  “Ne nuk mund ta zëvendësojmë Evropën, por ne jemi gjithmonë këtu, në anën tjetër të detit ku dikur ishim neve ata eritreas që po vuanim ditë e natë në det, duke pritur që Evropa të zgjohet! Dje, Italia na shpëtoi, sot ne jemi gati për t’i dhënë një dorë” – thotë Bushati.

 Ndërkaq, Ministri Bushati zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij italian Enzo Moavero Milanesi. Ky i fundit e falenderoi qeverinë shqiptare për gatishmërinë e treguar dhe vlerësoi ketë veprim duke e cilësuar si “një akt të rrfallë dhe shembull inkurajues për shumë vende të BE-së”.

Italia ka bërë një paralajmërim të fortë se mund të ndërpresë fondet për Bashkimin Evropian, nëse shtetet e tjera nuk i marrin emigrantët që janë bllokuar në një anije që kështë ankoruar në një port të Sicilisë.

Të dërguarit nga shtetet e BE-së, që janë takuar në Bruksel më 24 gusht, kanë dështuar që të arrijnë një marrëveshje për ndarjen e përgjegjësisë për 150 emigrantët që gjenden në bordin e anijes Diciotti, një anije e rojës bregdetare italiane, që ka ankoruar në Katania më 20 gusht.

“Jemi të gatshëm të ndërpresim fondet që i japim Bashkimit Evropian”, nëse blloku “nuk merr përsipër problemin, të cilin nuk mund ta zgjidhim vetë”, tha zëvendëskryeministri italian Luigi di Maio.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat