Meta për McCain: Ishte një nga mbështetësit e vendosur të çështjes së Kosovës - Bota Sot
Meta për McCain: Ishte një nga mbështetësit e vendosur të çështjes së Kosovës

Shqipëria

Meta për McCain: Ishte një nga mbështetësit e vendosur të çështjes së Kosovës

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 10:30
Ilir Meta dhe John McCain

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta ka thënë se Ndarja nga jeta e Senatorit John McCain është një lajm i hidhur për të dhe për shqiptarët.

Ai e ka quajtur McCain një hero lufte dhe një patriot i madh, njeriu që i shërbeu kombit të tij me vetëmohim, heroizëm e ndershmëri të pashoqe.

Po ashtu, ai ka shkruar se ishte një nga mbështetësit e vendosur të çështjes së Kosovës dhe kauzës për lirinë dhe pavarësinë e saj.

Postimi i plotë:

Ndarja nga jeta e Senatorit John McCain është një lajm i hidhur për mua dhe për të gjithë shqiptarët.

Sot u largua nga jeta një hero lufte dhe një patriot i madh, njeriu që i shërbeu kombit të tij me vetëmohim, heroizëm e ndershmëri të pashoqe.

Ai i shërbeu lirisë dhe të drejtave të njeriut në botë e veçanërisht në Ballkan.

Senatori McCain ishte një nga mbështetësit e vendosur të çështjes së Kosovës dhe kauzës për lirinë dhe pavarësinë e saj.

Ai u bë një ndër mbështetësit kryesorë të antarësimit të Shqipërisë dhe të rajonit tonë në NATO për të cilën të gjithë shqiptarët i janë mirënjohës.

Angazhimi i përkushtuar i njerëzve të tillë si McCain për cështjen e të drejtave dhe të lirive të popujve të shtypur në botë e kanë bërë SHBA-në një vend lider të demokracisë dhe rriti simpatinë e saj në gjithë botën.

Sot shqiptarët humbën një mik të veçantë e të pazëvendësueshëm.

U prehtë në paqe shpirti i tij!

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...