Keni bërë plane për të bërë plazh në shtator? Ja si do jetë moti

Shqipëria

Keni bërë plane për të bërë plazh në shtator? Ja si do jetë moti

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 09:27
Plazh

Të gjithë ata të cilët kanë bërë plane për të shkuar në plazh edhe në ditët e para të shtatorit, nuk duhet të ngurojnë. Nëse jeni trembur nga ditët që sapo kaluam me reshje shiu, tashmë moti do të jetë në favorin tuaj.

Në një lidhje telefonike për “News24”, sinoptikania Tanja Porja u shpreh se kjo vjeshtë do jetë me e ngrohtë se normalja.

“Po punojmë për parashikimin e motit për muajin shtator, por parashikojmë që të jetë më i ngrohtë se normalja, ndërsa ende nuk kemi një sinjal nëse do kemi reshje. Parashikohet që vjeshta në tërësi të jetë më e ngrohtë këtë vit”, tha Porja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat