Një tjetër shtet mund t’i shtohet listës së vendeve ku shtetasit e Shqipërisë do të mund të udhëtojnë pa vizë.
Mësohet se qeveria armene do të diskutojë më 30 Gusht heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë, pas një propozimi të bërë nga Ministria e Jashtme.
Ky propozim vjen për faktin se armenët që prej vitit 2013 udhëtojnë dhe në Shqipëri e në dokumentin përkatës të qeverisë thuhet se duhet të ndiqet parimi i reciprocitetit në marrëdhëniet dypalëshe.
Nëse qeveria armene do të miratojë heqjen e vizave, qytetarët shqiptarë do të mund të udhëtojnë lirisht drejt Armenisë dhe të qëndrojnë maksimumi për 180 ditë brenda një viti, që është edhe afati kohor.