Zonat “fantazëm” në Korçë po rrezikojnë jetën e fëmijëve

Shqipëria

Zonat “fantazëm” në Korçë po rrezikojnë jetën e fëmijëve

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 22:43
Korçë

Fëmijët luajnë vetëm pak metra larg njërës prej të ashtuquajturave godinat “Fantazëm” të Korçës.

Ata zotërojnë vetëm hapësirën jashtë saj, pasi brenda tyre në të shumtën e rasteve ato janë strehe e përdoruesve të drogës, sic dëshmojnë edhe këto shiringa të përdorura.

Nësë bien në kontakt me to rrezikohen nga sëmundje të ndryshme.

Kjo është edhe frika e madhe e prindërve

"Godinat janë rrezik për fëmijët" thotë një banor i zonës

Godinat e braktisura janë kthyer në shqetësim serioz për shumë qytetarë.

Nuk kanë munguar rastet kur qytetarët janë sulmuar e grabitur pranë ndërtesave të tilla.

"Pas orës 22:00 nuk kalohet se aty të vjedhin" shtojnë banorët.

Ata thonë se shpesh here janë ankuar për këtë cështje pranë bashkisë së Korcës, po kjo e fundit i ka duart e lidhura. Ajo nuk mund të ndërhyjë pa lejen e pronarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat