“Dua mbështetje se do preken interesa të mëdha”/ Braçe ka një apel të fortë

Shqipëria

“Dua mbështetje se do preken interesa të mëdha”/ Braçe ka një apel të fortë

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 18:58
Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe

Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe me anë të një postimi në rrjetet sociale ka thënë se duhet ndaluar me ligj që pijet energjike të konsumohen nga fëmijët njësoj siç ka ndodhur edhe në Britaninë e Madhe.

Në postimin e tij Braçe ka shkruar se prej muajit maj të këtij viti, me një grup specialistësh është punuar që edhe në vendin tonë të hartohet një projektligj për të bërë edhe në Shqipëri të njëjtën gjë si në Britaninë e Madhe.

“Dua mbështetje. E di që do preken interesa të mëdha, nga vete kompanitë deri tek media që përfiton nga reklama e tyre”- ka vazhduar Braçe në postimin e tij.

Postimi i plotë

PER FEMIJET!

EDHE NE SHQIPERI!

Kete here eshte Britania ajo qe  po vendos!

Edhe pse me nje vetrregullim te pergjegjshem per shkak te pergjegjesise sociale qe kapitalizmi ne Britani shfaq- supermarketet kishin vendosur te ndalonin shitjen e pijeve energjike per femijet,

Qeveria britanike ka hyre ne procesin e vendimmarrjes per te ndaluar shitjen e pijeve energjike per femijet!

Prej majit te ketij viti, me nje grup specialistesh kemi punuar per te hartuar nje projektligj qe ben te njejten gje ketu, ne Shqiperi:

Ndalon shitjen e pijeve energjike kudo, per femijet deri ne moshen 18 vjec! Do bejme edhe me shume;

Ndalimin e reklames per to si dhe per pijet me sheqer te fabrikuar dhe me gaz!

Tani jemi gati me gjithcka;

Projektligj dhe spjegimet e domosdoshme per qellimin e tij!

Une besoj se do te rregjistroj iniciativen ligjore brenda ketij muaji.

Por dua mbeshtetje!

E di qe do preken interesa te medha,nga vete kompanite deri tek media qe perfiton nga reklama e tyre!

Por une mendoj se duhet qendruar dhe duhet shkuar perpara me vendosmeri ne kete mase.

Demi qe keto pije po sjellin tek femijet eshte shume i madh;

Duhet te vendosim tani cfare femijesh duam te kemi! Kapitalizmi banal qe kemi ne kete vend, pijet energjike nuk i kontrolloi dot,

perkundrazi, i ofron me oferte-ulin cmimin per dy ose me shume kanoce te blera, per femijet! Duhet te vendosim tani!

#JOPIJEENERGJIKEPERFEMIJET

hysaerjonBravo

astrit_alijajMe duket e drejte te bllokohet shitja e tyre tek femijet, por realisht me duket absurde te ndalohet reklamimi i tyre. “Cfare femijesh duam te kemi” secili prind duhet ta mendoje dhe veje ne zbatim vete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat