Vrasjet në Shkodër, Xhafaj paralajmëron opozitën: Po zgjedh rrugën e gabuar…

Shqipëria

Vrasjet në Shkodër, Xhafaj paralajmëron opozitën: Po zgjedh rrugën e gabuar…

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 17:55
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, lidhur me ngjarjet e rënda të ndodhur së fundmi në vend, duke iu referuar edhe vrasjeve të ndodhur në Shkodër, është shprehur se Policia po bën punën maksimale për zbardhjen e dinamikës dhe kapjen e autorëve, ndërsa ka thënë se opozita po zgjedh rrugën e gabuar lidhur me qëndrimin dhe akuzat që ka hedhur mbi qeverinë për këto raste.

“Ajo që po bën opozita, lidhur me ngjjarjet e rënda të ndodhur së fundmi, është një sulm agresiv i qëllimshëm për të nxirë imazhin e policisë dhe të vendit. Nuk dua t’i hyjë farë diskutimit se cila është natyra e disa prej viktimave të përfshirë në këto ngjarje, apo sa dhe si këta ta fundit kanë qenë vetë të përfshirë në vrasje të mëparshme…

Natyrisht për ne cdo rast vrasje përbën një ngjarje të rëndë sepse janë jetë njerëzish dhe cenojnë sigurinë qytetare. Ne jemi duke iu shkuar në fund këtyre rasteve dhe shumë shpejt do të zbardhim edhe autorët, kjo sa i takon përgjegjësisë sonë. Sa i përket opozitës, kanë zgjedhur një kauzë të gabuar.

Në këto muaj kemi bërë një skanim të qartë dhe të hollë të grupeve kriminale që nuk u krijuan sot, por kanë vite. Kemi goditur një pjesë të këtyre grupeve, dhe do të godasim edhe të tjerë në muajt në vijim, falë punës së mirëorganisuar të struktuarave përkatëse të shtetit”, u shpreh ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat