Dita e Shenjtërimit të “Nënë Terezës”, Veliaj shërben drekë për njerëzit në nevojë

Shqipëria

Dita e Shenjtërimit të “Nënë Terezës”, Veliaj shërben drekë për njerëzit në nevojë

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 20:40
Erion Veliaj shërben drekë për njerëzit në nevojë

Në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Bashkia e Tiranës zgjodhi të shtrojë drekë në të gjitha qendrat e saj sociale për njerëzit në nevojë që i frekuentojnë ato.

Kryebashkiaku Veliaj e cilësoi datën e sotme një ditë të veçantë, ndërsa theksoi se Nënë Tereza me veprën e saj na tregoi se nuk ka nevojë të jesh i famshëm, por më e rëndësishme është të kesh një zemër të mirë.

“Nuk ka rëndësi çfarë besimi kemi; a jemi myslimanë, katolikë, ortodoksë, protestantë, rëndësi ka që një bijë shqiptare, vetëm duke bërë mirë, duke dhënë dashuri, duke respektuar më të dobëtit, duke ndihmuar më të varfrit, arriti jo vetëm të bëjë një emër të mirë, jo vetëm që u bë shenjtore, por na tregoi se nuk ka nevojë me qenë i famshëm, nuk ka nevojë me qenë nga një familje e madhe, rëndësi ka të kesh një zemër të mirë”, tha Veliaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat