“35 milionë euro ose njeriu jot vritet, arrestohet shqiptari që shantazhoi Berluskonin - Bota Sot
“35 milionë euro ose njeriu jot vritet, arrestohet shqiptari që shantazhoi Berluskonin

Shqipëria

“35 milionë euro ose njeriu jot vritet, arrestohet shqiptari që shantazhoi Berluskonin

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 19:48
Silvio Berluskoni

Një shqiptar, i akuzuar si pjesë e bandës që mes 15 dhe 16 tetorit 2012, mbajti peng kontabilistin e besuar të ish-kryeministrit të Italisë Silvio Berluskoni, u arrestua. Në pranga është vënë Ilirjan Tanko, i cili u ndalua teksa lëvizte me makinë, raportuan këtë të mërkurë mediat italiane.

Gjashtë vite më parë, asokohe 33 vjeç, banda mbajti peng Spinelin dhe gruan e këtij të fundit në shtëpinë e çiftit për rreth 10 orë. Banda drejtohej nga një italian dhe pjesë të saj ishin edhe dy italianë të tjerë dhe tre shqiptarë, mes tyre Ilirjani, i cili është dënuar në mungesë me 4 vite e 4 muaj burgim për pengmarrjen dhe tentativën e mashtrimit të Berluskonit.

Gjatë pengmarrës së Spinelit dhe bashkëshortes së tij, banda i kërkoi 35 milionë euro Berluksonit, përndryshe njeriu i tij i besuar do të vritej si dhe do publikoheshin disa dokumenteve, që ata pretendonin se kishin në dorë, në lidhje me disa skandale politike. Por, Spineli dhe bashkëshortja e tij u lanë të lirë dhe shantazhi me dokumentet rezultoi një bllof, ndërsa ish-Kryeministri nuk ra pre e tij

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...