Karta identiteti dhe viza false në autobusin Shqipëri-Greqi, arrestohen dy shqiptarë

Shqipëria

Karta identiteti dhe viza false në autobusin Shqipëri-Greqi, arrestohen dy shqiptarë

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 09:07
Personat e arrestuar janë një shofer i autobusit të një linje Shqipëri-Greqi, si dhe ndihmësi i tij, përkatësisht 41 dhe 38 vjeç.

Dy shtetas shqiptarë u arrestuan në Greqi, pasi u janë gjetur 350 karta identiteti gjermane dhe franceze bosh, si dhe 100 viza gjermane.

Personat e arrestuar janë një shofer i autobusit të një linje Shqipëri-Greqi, si dhe ndihmësi i tij, përkatësisht 41 dhe 38 vjeç. Arrestimi i tyre është kryer në rrugën Ionia, pranë Artës, nga departamenti policor i kësaj zone. Pas kontrollit që është bërë në automjetin e linjës janë gjetur dokumentet false të fshehura pas sediljes së shoferit, në brendësi të kabinës së tij.

Dy të arrestuarit janë dërguar te prokurori i zonës, ku u është dhënë akuza për falsifikim. Dyshohet se ata janë pjesëtarë të një rrjeti që kryen trafikimin e refugjatëve nga Greqia drejt vendeve të Europës Qendrore.

Autobusi u sekuestrua së bashku me dokumentet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat