Kocaqi: Nuk ndihem e trembur nga kërcënimet greke

Shqipëria

Kocaqi: Nuk ndihem e trembur nga kërcënimet greke

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 08:37
Elena Kocaqi

Historiania Elena Kocaqi e ftuar në "360 Gradë", thotë se ka marrë mesazhe të shumta nga arvanitasit pas deklaratave të saj në emisionin e mëparshëm.

Zheji: Ndihesh e trembur nga ato kërcënimet?

Kocaqi: Jo nuk ndihem e trembur. Unë kam pasur nga arvanitët mesazhe pafund pas emisionit. Më kanë thënë; faleminderit që je dhe ekziston për ne. Gjuha arvanite është një pasuri botërore për kulturën Shtetin grek nuk e kërcënon asnjë gjë që ta lejojë këtë gjuhë të lëvrohet, që arvanitët ta flasin atë sepse kanë turp ndonjëherë. Po të pyesësh një arvanit thotë unë jam grek, unë jam këtu ku s'ka qenë asnjë. Kush ka shkuar në Greqi e di këtë. Është lozur shumë me vajtjen e arvanitasve në Greqi në shekullin 11-12-13-14. Në momentin që Roma pushton Greqinë kemi një perandori romake dhe e gjithë zona përfshihet në "errësirë". Flitet vetëm për perandori Romake. Në 1041, Shqipëria është e para që përmendet. Në vitin 1043, del se në Greqi nuk flitet për një popullsi greke, por arvanitës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat