Arrestimi i djalit të deputetit, Taulant Balla i përgjigjet PD-së

Shqipëria

Arrestimi i djalit të deputetit, Taulant Balla i përgjigjet PD-së

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 17:53
Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i është përgjigjur deklaratës së PD-së, lidhur me arrestimin e djalit të deputetit socialist Rrexhep Rraja. Në një reagim në rrjetin social Facebook, Balla shkruan se Partia Demorkatike nxjerr plotësisht zbuluar qëllimin saj që nuk ka qenë e nuk është fare drejtësia për vajzën e dhunuar, por lufta e pistë politike me mua dhe Partinë Socialiste!

Reagimi i plotë i Taulant Ballës: 

E përshëndes deklaratën e partisë babalokraktike (PD), sepse nxjerr plotësisht zbuluar qëllimin e tyre që nuk ka qenë e nuk është fare drejtësia për vajzën e dhunuar, por lufta e pistë politike me mua dhe Partinë Socialiste!

E di që prej vitesh tashmë jam halë në sy për Saliun, Lulin dhe ca shërbëtorëve ordinerë të tyre, se të them të drejtën ka edhe deputetë të PD që janë njerëz normalë.

Nuk më çudit asgjë që ata thonë, bëjnë, nxisin, thurrin apo inskenojnë për të më baltosur e cënuar mua. Siç në fakt ishte shpifja e radhës në qershor me paratë e kapura nga Policia e Shtetit, kur në fund i humbur doli Lulzimi e të cilit do t’i duhet të paraqitet më datë 10 Tetor në Gjykatë si i akuzuar.

Por kjo deklaratë sot më ka çuditur pak se është e gjitha në mbështetje të qasjes sonë dhe deklarata konfirmon se Luli dhe PD vajzën e dhunuar e duan thjeshtë mish për top në luftën politike!

Mezi po pres që Prokuroria të fillojë hetimin mbi kallzimin e depozituar prej meje javën e shkuar dhe të thërrasë edhe të kallzuarin kryesor, Lulzimin! Jam i sigurtë që rezultatet do të jenë të shpejta dhe se regjizori Lulzim bashkë me aktorin e radhës së Babale 2 do të japin llogari para drejtësisë.

Sa për Saliun atë e ka kallzuar koha dhe s’ia vlen të merremi me të në këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat