Shëngjin, agjencitë e frikësuara për largimin e pushuesve

Shqipëria

Shëngjin, agjencitë e frikësuara për largimin e pushuesve

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 19:53
Shëngjin

Të huajt që vizitojnë Lezhën dhe kryesisht bregdetin e Shëngjinit ishin të shumtë këtë sezon. Por sërish i gjithë sektori i turizmit është i varur nga pushuesit nga Kosova. Frika e një largimi gradual të tyre nga kjo zonë turistike ka nxitur operatorët turistikë të mendojnë eksplorimin e tregjeve të reja. Operacionet e tyre kanë nisur. Europa lindore dhe Ballkani janë objektivi i parë, ndaj sipas operatorëve po bashkëpunohet me agjenci vendase dhe të huaja.

Helga Ceni Menaxhere: Përveç pushuesve nga Kosova kemi bërë përpjekje për të bashkëpunuar me agjenci të huaja si në Poloni dhe Rusi.

Eduart Shtjefni Menaxher: “Kemi marrë pjesë vazhdimisht nëpër panaire, jemi lidh me agjensi të ndryshme si kombëtare edhe ndërkombëtare. Qëllimi jonë është që të afrojmë sa më shumë grupe të ndryshme turistësh.

Marin Nikolli: Bëmë një lloj turizmi jo më spontan por paksa të koordinuar.

Turizmi duhet të jetë më i koordinuar duke rritur mundësitë e eksplorimit për vizitorët dhe të huajt dhe jo thjesht ujë dhe rërë. Kjo kërkon një promovim më të madh të zonës dhe jo vetëm marketing individual.

Marin Nikolli: Jo në shkallë të biznesit, duhet të bëhet në shkallë zone e rajoni. Ky mendoj se është çelësi.

Vetëm gjatë këtij viti, turizmi në Lezhë njohu rritje me 20 % të turistëve të huaj që e frekuentuan zonën, por kjo rritje u dedikohet disa operatorëve turistikë dhe jo një mirë organizimi të këtij sektori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat