Si e kërcënuan nënkomisarin nipërit e deputetit: Të zhdukim brenda 24 orësh!

Shqipëria

Si e kërcënuan nënkomisarin nipërit e deputetit: Të zhdukim brenda 24 orësh!

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 11:38
Emiljano Nuhu

News24 dhe BalkanWeb kanë siguruar procesverbalin e kallëzimit të nënkomisarit të Krujës, Emiljano Nuhu në komisariatin numër 6 në Tiranë.

Nuhu kallëzoi në polici se u kërcënua nga Redjan dhe Ramazan Rraja, nipër të deputetit të PS Rahman Raja. Emiljano Nuhu jep detaje në polici në lidhje me bisedën e bërë në lokalin ‘Rich Mond’ ku ndodhi takimi mes tyre.

Oficeri Nuhu pretendon se kushërinjtë Rraja e kanë kërcënuar me jetë duke i thënë se nëse nuk heq dorë nga hetimi i çështjes se Xhisiela Malokut, do ta zhdukin brenda 24 orëve.

“Nuk na rruhet k… për ty që ke ardhur nga Berati dhe do të bësh ligjin në Fushë Krujë… Ne e shkrijmë komisariatin dhe ty nuk të kemi gjë. Do të zhdukim ty me familjen po thirre ndonjë nga fisi ynë për ta marrë në pyetje. Ligjin në Fushë Krujë e bëjmë ne, jo ti”.

Ish-oficeri Emiljano Nuhu ndodhet në një nga vendet e BE-së pas intervistës së tij, ku shprehej se i ishte vënë pistoleta në kokë në sy të deputetit Taulant Balla dhe Rrahman Rraja për çështjen ‘Xhisiela’, ku ishte i përfshirë djali i Rrajës.

Djalit i deputetit socialist Rrahman Rraja akuzohet për dhunimin e ish-të dashurës Xhiseila Maloku. Rexhep Rraja u arrestua dje pas urdhrit të Gjykatës së Krujës, e cila ka dhënë ‘arrest me burg’ në mungesë për të riun e akuzuar për dhunimin e Xhiseila Malokut.

Vendimi i gjykatës vjen edhe pas administrimit të aktit të ekspertizës për të renë e dhunuar dhe e torturuar nga Rraja. Ai është dërguar në ambientet e drejtorisë së policisë Durrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat