Bushati pret Mayer: Shqipëria në rrugën e duhur drejt Europës

Shqipëria

Bushati pret Mayer: Shqipëria në rrugën e duhur drejt Europës

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 18:40
Pamje nga takimi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati priti sot në një takim Sekretarin Parlamentar të Shtetit në Ministrinë e Brendshme të Republikës Federale të Gjermanisë, Stephan Mayer dhe delegacionin që e shoqëronte, të cilët po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Në fillim të takimit, ministri Bushati i shprehu Sekretarit të Shtetit Stephan Mayer vlerësimin për mbështetjen e pakushtëzuar të Gjermanisë në procesin e integrimit. Ministri Bushati i informoi mbi reformat në fushën e sundimit të së drejtës, duke nënvizuar se përmbushja e rekomandimeve është vullnet i qeverisë, jo vetëm në kuadër të integrimit, por mbi të gjitha, për të ardhmen e vendit.

Nga ana e tij, Sekretari gjerman i Shtetit theksoi se “Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian, rrugë jo e lehtë, por e duhura, si dhe faktin që autoritetet gjermane njohin përpjekjet dhe sukseset e deritanishme të qeverisë shqiptare për të plotësuar angazhimet dhe detyrimet e ndërmarra”.

Të dyja palët vlerësuan bashkëpunimin ndërmjet institucioneve ligjzbatuese të të dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar, drogave narkotike, por edhe në parandalimin e emigracionit të paligjshëm. Ministri Bushati dhe Sekretari gjerman i Shtetit Mayer ranë dakord që bashkëpunimi dhe shkëmbimi i eksperiencave do të vijojë në mënyrë intensive ndërmjet dy vendeve tona në fushat me interes të përbashkët./ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat