Marrja e eurobondit, Tabaku: Ekonomia çlirohet kur ikin monopolet

Shqipëria

Marrja e eurobondit, Tabaku: Ekonomia çlirohet kur ikin monopolet

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 20:39
Jorida Tabaku

Partia Demokratike me anë të deputetes, Jorida Tabaku ka akuzuar Kryeministrin Rama se po merr borxh për të shlyer borxhet, që sipas saj janë marrë nga katërvjeçari i parë qeverisës.

Me anë të një reagimi për mediet, Tabaku theksoi se “pa asnjë investim, pa rrugë, pa shkolla, pa spitale, me taksa të rritura 4 miliardë e prapë merr borxh për të shlyer borxhin”.

“Merr borxh për të shlyer borxhet që mori katërvjeçarin e parë, para që i përdori për luks e udhëtime, pisha dhe palma!

Në një kohë kur, në janar 2018 Maqedonia doli në treg me eurobond me interes 2.75% dhe në prill 2018 Mali i Zi në prill doli me një interes eurobondi 3.375%! Shqipëria sot me 3.55%.

Me një borxh të fshehur prej PPP-ve që shkon në 82% me një ekonomi të prangosur nga monopolet e ardhmja e qytetareve është e zymtë të cilët sipas INSTAT mbijetojnë me 600 lekë në ditë! Ekonomia çlirohet kur ikin monopolet, kur buxheti nuk ndahet si plaçkë, kur i jepet mundësi të gjithëve në treg. Ekonominë e çliron taksa e sheshtë dhe deregullimet për biznesin e vogël, oferta e PD!” – shkruhet në deklaratën e PD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat