Dalin fotot, jeta e Xhisielës para ndarjes nga djali i deputetit të PS

Shqipëria

Dalin fotot, jeta e Xhisielës para ndarjes nga djali i deputetit të PS

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 06:14
Xhisiela Maloku

Zbulohen fotot e Xhisiela Maloku, vajza që denoncoi djalin e deputetit të PS-së për dhunë ndaj saj dhe më pas e tërhoqi këtë akuzë me arsyetimin e xhelozisë.

Nga disa foto që ka mundur të sigurojë ‘Panorama’, Xhisiela shihet e lumtur teksa ka marrë si dhuratë një buqetë të madhe me trëndafila të kuq.

Po njëlloj duket edhe në një tjetër foto ku ka kaluar pushimet e verës.

Nuk dihet saktë periudha se kur janë bërë këto foto, gjatë kohës që ajo ka qenë në lidhje me djalin e deputetit të PS-së, Rrahman Rraja apo pasi ata janë ndarë.

Megjithatë ajo çka vihet re nga këto foto është jeta e luksit që Xhisiela ka bërë, nisur që nga veshjet, varëset e floririt, çanta Alviero Martini, e deri tek ambientet që ajo ka frekuentuar.

Pushimet verore ajo shihet duke i kaluar në resorte klasi, teksa studimet master i ka ndjekur në një universitet privat.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat