Balla del nga prokuroria dhe deklaron me ‘krenari’: Vetëm për akuzat e Nuhut nuk më pyetën

Shqipëria

Balla del nga prokuroria dhe deklaron me ‘krenari’: Vetëm për akuzat e Nuhut nuk më pyetën

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 18:53
Taulant Balla

Kryetari i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka qenë sot për rreth dy orë në Prokurorinë e kryeqytetit në kuadër të hetimeve pas denoncimit të ish-oficerit të policisë së Fushë Krujës, Emiljano Nuhu. Por, siç deklaroi vetë balla, në dalje nga Prokuroria, ai vetëm për akuzat e oficerit Emiljano Nuhu, nuk ishte pyetur nga prokurorja e Tiranës Elsa Miha.

Emiljano Nuhu akuzoi vëllanë e deputetit se i ka vënë pistoletën në kokë, vetë deputetin Rraja, kryebashkiakun Artur Bushi dhe Taulant Ballën se ishin në mesin e 10 personave që e kërcënuan në komisariatin e Fushë Krujës në datë 21 korrik.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i konsideroi "grup të strukturuar" kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gazetarin Basir Çollaku dhe oficerin e Policisë, Emiljano Nuhu. Balla tha se ka edhe persona të tjerë të këtij grupi, duke i bërë thirrje Prokurorisë që të marrë në pyetje Lulzim Bashën.

Ju ishit me vullnetin tuaj?

Unë kam ardhur për të të depozituar një dosje provash që justifikojnë kallëzimin tim. Unë kam bërë kallëzim, nëse është i rremë unë mbaj përgjegjësi.

Sa qëndruat?

Gati 120 minuta. Ky është një grup i strukturuar, Basha, Nuhu dhe Çollaku dhe persona të tjerë që fabrikuan një inskenim të turpshëm. kam deklaruar në kallëzimin tim se nuk kam qenë në Krujë.

Ju kërkoj shpjegime prokurorja edhe për çështjen Nuhu?

Çështjet që isha unë, ishte vetëm për kallëzimin tim penal. Në datë 10 Basha nëse kthehet në Shqipëri, e pres edhe në gjykatën e Tiranës dhe për një çështje tjetër. Prokuroria, Bashën ta thërrasë sa më shpejt për të sqaruar sa më shpejt opinionin. Një opozitë pa program ka përfunduar në prodhimin e Babaleve.

Ish-oficeri i Krujës, Nuhu akuzoi se në datë 21 korrik është kërcënuar më armë në kokë për të mbyllur dosjen e hapur për akuzën e përdhunimit në ngarkim të djalit të deputetit të Partisë Socialiste, Rahman Rraja. Ai akuzon se në datë 21 korrik vëllai i deputetit i ka vënë pistoletën në kokë, vetë deputetin Rraja, kryebashkiakun Artur Bushi dhe Taulant Ballën se ishin në mesin e 10 personave që e kërcënuan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat