Çupi-Bushatit: Mos abuzoni, nuk na paguani kur s'marrim pjesë në Parlament

Shqipëria

Çupi-Bushatit: Mos abuzoni, nuk na paguani kur s'marrim pjesë në Parlament

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 08:26
Dhurata Çupi

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi e ftuar në "Ekopolitikë", thotë se pavarësisht rritjet së taksave, ato nuk janë përkthyer në të mira publike.

Çupi: Jemi në një gjendje kritike si vend. Ne kemi 10 për qind oligarkësh që marrin buxhetin e shtetin dhe 90% e shqiptarëve që janë në gjendje të mjerueshme. Kemi politikën fiskale më të rëndë në Ballkan.

Rriten taksat, rritet paketa fiskale dhe nuk kemi asnjë të mirë publike. Unë jam në Qarkun e Dibrës dhe ke zero investime. 

Ne sot kemi abuzime me buxhetin e shtetit, me pronat publike, me PPP-të. Vetëm në 5 vjeçarin tuaj janë miratuar ligje me emra. Këta janë oligarkët, këto janë abuzimet me tenderat publikë. Mos abuzo me termin që merrni rrogën kot sepse ju e dini fare mirë që deputetët e opozitës për çdo rast që nuk shkojnë në Parlament, nuk i paguani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat