Rama: Basha më kërkoi pushtet në tavolinë

Shqipëria

Rama: Basha më kërkoi pushtet në tavolinë

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 11:10
Kryeministri Edi Rama dhe Lulzim BashaLulzim Basha

Kryeministri Edi Rama thotë se kreu i opozitës Lulzim Basha, i ka kërkuar pushtet në tavolinë.

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste ditën e sotme, ai u ndal në atë që sipas tij i ka kërkuar kryedemokrati, duke anashkaluar procesin zgjedhor.

“Basha më ka kërkuar pushtetin në tavolinë, një herë unë një herë ai. Por jo, pushteti është e vetmja gjë që unë Bashës s’ia jap dot. Edhe gjysmën e zemrës ia jap, por pushtetin jo. Pse? Sepse pushtetin s’e kam unë, por populli që voton.

Edhe po të dal me Gramozin, nga veriu në jug, se Taulanti s’na bashkohet dot, dhe të kërkojmë: Aman na hiqni pushtetin, dhe jepjani Bashës! Askush nuk e bën”, deklaroi Rama.

Sipas tij Lulzim dhe Monika, janë si i mbyturi që kërkon ndihmë nga mëngjesi deri në darkë. /a.y/noa.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat