Kazinotë dhe bastet, Basha: Mos nxirrni konkluzine, Rama ka humbur kontrollin

Shqipëria

Kazinotë dhe bastet, Basha: Mos nxirrni konkluzine, Rama ka humbur kontrollin

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 13:31
Lulzim Basha

Kreu i PD, Lulzim Basha nuk i beson kryeministrit Rama kur tha se nga 1 janari kazinotë nuk do të jenë më në zonat e banuara. I pyetur në lidhje me këtë fakt të bërë publik nga Rama, Basha tha se nuk duhet nxjerrë konkluzion nga një person që ka humbur kontrollin.

Basha: Industria e pastrimit të parave është e kontrolluar nga kriminelët në bashkëpunim me politikanët. Dihet qartë që koncesioni i lojërave të fatit operohet nga fasada e vëllait të kryeministrit. Dihet qartë që segmentet më të mëdha të këtyre lojërave të fatit janë në duar të krimit të organizuar. Mos nxirrni asnjë konkluzion nga një njeri që ka humbur kontrollin mbi territorin dhe mendjen e vet. Nëse kjo do të bëhet për të transferuar interesat kriminale të pastrimit të parave për ti përqëndruar apo për ti fshehura në mënyra të tjera, pritet ta shohim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat