Mediat nderkombetare jehonë vendimit të Ramës për largimin e kazinove

Shqipëria

Mediat nderkombetare jehonë vendimit të Ramës për largimin e kazinove

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 20:43
Edi Rama

Mediat nderkombëtare i kanë dhënë jehonë vendimit të publikuar sot nga kryeministri Edi Rama për largimin e kazinove dhe pikave të bastit nga zonat rezidenciale.

“Qeveria shqiptare ka vendosur të largojë kazinotë dhe pikat e basteve nga zonat rezidenciale për të penguar përhapjen e tyre veçanërisht në Tiranë”, raporton “ABC News”.

“Associated Press”, shkruan gjithashtu se “kryeministri Edi Rama tha sot se duke filluar nga data 31 dhjetor të gjitha kazinotë, përfshirë pikat e basteve mbi sportet dhe garat me kafshë, do të mbyllen dhe do të zhvendosen në periferi të qytetit”.

Rrugët e qytetit në Shqipëri, një nga vendet më të varfëra në Europë, janë mbushur plotë me pika basti për sportet.

Kryeministri Rama tha se ndonëse numri i kazinove ka rënë në 20 nga 40 që ka qenë në vitin 2013, taksimi i bërë nga qeveria mbi të ardhurat që vijnë nga lojërat e fatit është rritur në 54 milionë dollarë nga 37 milionë që ishte pesë vite më parë.

Ky vendim i qeverisë shqiptare ka bërë jehonë edhe përtej Adriatikut ku “Agenzia Nova” raporton ndër të tjera se “kryeministri Rama ka paralajmëruar mediat që nuk stopojnë reklamat e jashtëligjshme për baste do të mbyllen me forcë”. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat