Anija e Forcës Detare shqiptare shpëton 73 emigrantë në detin Egje

Shqipëria

Anija e Forcës Detare shqiptare shpëton 73 emigrantë në detin Egje

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 11:05
Anija e Forcës Detare shqiptare shpëton 73 emigrantë në detin Egje

Anija Lissus e Forcës Detare shqiptare merr pjesë në 2 operacione të ndryshme për shpëtimin dhe parandalimin e emigrantëve në detin Egje.

Në harkun e pak orëve, anija shqiptare diktoi një gomone me 33 persona që po merrte ujë dhe shoqëroi një tjetër me 40 persona të pikasur nga roja bregdetare turke.

Sipas përgjegjësisë, anija shqiptare ka mbajtur në mbikëqyrje gomonen e parë, ku personat në bord po hiqnin ujin me mjete rrethanore. Gjithashtu, ekuipazhi shqiptar, i përbërë nga zhytës dhe infermierë dhe i pajisur me gomonen e anijes, ka qëndruar në gatishmëri për evakuimin e personave në rast emergjent.

Brenda pak minutash të 33 personat në gomone, nga të cilët 19 burra, 6 gra dhe 8 fëmijë sirianë, irakianë, palestinezë dhe kuvajtianë, u imbarkuan në bordin e anijes së Frontex, transmeton atsh.

Në një operacion të dytë mesnatën e mbrëmshme, anija Lissus ka shoqëruar një gomone me 40 persona, e cila u pikas nga roja bregdetare turke. Anija shqiptare mbajti nën kontroll gomonen, deri në imbarkimin e personave në bord, të cilët u dërguan për veprime në portin e Çeshmes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat