Interpol Roma ‘merr në dorëzim’ italianin e dënuar për trafik droge në Shqipëri - Bota Sot
Interpol Roma ‘merr në dorëzim’ italianin e dënuar për trafik droge në Shqipëri

Shqipëria

Interpol Roma ‘merr në dorëzim’ italianin e dënuar për trafik droge në Shqipëri

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 20:36
Foto ilustrim

Nga ana e Interpol Tiranës, është ekstraduar sot, drejt homologëve të tyre të Romës, një shtetas italian, i dënuar për trafik droge nga gjykatat shqiptare.

Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se, L. P., 26 vjeç, banues në Itali, i dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg  për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, nga Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, do të vuaj pjesën e mbetur të dënimit në vendin e tij.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas

Më datë 18. 10. 2018, në PKK Rinas, nga Interpol Tirana u ekstradua për në  Itali, shtetasi L. P., vjeç 26, banues në Itali, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg  për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, ku do të vuaj pjesën e mbetur të dënimit. Neni 283/a i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...