Humb jetën 58-vjecari në Fier, po lëvizte me motocikletë - Bota Sot
Humb jetën 58-vjecari në Fier, po lëvizte me motocikletë

Shqipëria

Humb jetën 58-vjecari në Fier, po lëvizte me motocikletë

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 22:07
Ilustrim

Një person ka gjetur vdekjen mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit, pasi u rrëzua me motoçikletën me të cilën lëvizte.

Mesohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, në afërsi të fshatit Kallm. Viktima është një 58-vjeçar me iniciale S.M, i cili punonte si shpërndarës picash.

Sipas policisë, 58-vjeçari po lëvizte me motoçikletë, kur humbi kontrollin e mjetit duke u rrëzuar dhe me pas ndërroi jetë rrugës për në spital.

Njoftimi i policise Fier

Sot në datën 20.10.2018 rreth orës 20:30, në afërsi të fshatit Kallm, ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga motorcikleta me të cilën shpërndante pica, shtetasi S.M, 58 vjeç.

Shteasi S.M ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin Rajonal Fier.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...