Policia aksion në Shkodër për të kapur Klement Balilin - Bota Sot
Policia aksion në Shkodër për të kapur Klement Balilin

Shqipëria

Policia aksion në Shkodër për të kapur Klement Balilin

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 16:14
Klement Balili

Natën e së mërkurës deri në mëngjesin e së enjtes në Shkodër është organizuar një aksion policor me qëllim kapjen e të shumëkërkuarit Klement Balili.

Informacioni ishte që ai kishte disa ditë në Shkodër, por një i burim i ka thënë ABCNews se informacioni në polici mbërriti vetëm dy orë para se të niste operacioni.

Klement Balili ndodhet në Shkodër’.

Ky informacion në rrethana operative vuri në lëvizje forcat speciale nga Tirana drejt qytetit të veriut tri net më parë.

Rreth 30 trupa nga më të përzgjedhurit të mbështetur nga policia e Shkodrës, kontrolluan disa lokale në qendër dhe një hotel luksoz. Por për fat të keq nuk pati asnjë rezultat.

Ose informacioni ishte i pasaktë, ose Klement Balili kishte mundur të largohej në kohë derisa forcat speciale të Tiranës nisën aksionin.

Madje janë kontrolluar edhe pikat kyçe në segmente ku mendohej se lëvizte Balili, por asgjë nuk u arrit.

Një burim policor i besueshëm i tha ABCNews, se bëhej fjalë që Klement Balili ndodhej në Shkodër prej disa ditësh, por në polici informacioni mbërriti vetëm dy orë para operacionit.

Këto janë pamjet e kontrolleve të policisë pikërisht natën kur kërkohej Balili. Në këtë aksion ra rastësisht në pranga një i ri i armatosur.

Për njeriun e cilësuar si Eskobari i Ballkanit është vendosur edhe një shpërblim prej 5 milionë lekësh, por deri tani nuk ka asnjë sinjal se ku ai ndodhet.

43-vjeçari prej më shumë se 2 vitesh vijon arratinë, ndërkohë që mbetet një nga personat më të kërkuar në vend.

Balili, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, në kërkim dhe i dënuar në Greqi i ka shpëtuar të gjitha operacioneve të organizuara nga policia për kapjen e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...