Nuk është “Dëshmitari X”. Kush është “Babalja” i vërtetë i Vlorës - Bota Sot
Nuk është “Dëshmitari X”. Kush është “Babalja” i vërtetë i Vlorës

Shqipëria

Nuk është “Dëshmitari X”. Kush është “Babalja” i vërtetë i Vlorës

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 19:55
Dëshmimtari X

Dëshmimtari X i cili më pas mori dhe etiketimin si “Babale” duket se ka shkaktuar trazira jo vetem ne kampin politik por edhe në biznes, atë te një biznesmeni në Vlorë.

Realisht në qytetin bregdetar si Babale njihet Mustafa Mustafai i cili drejton biznesin e peshkimit me të njejtin emër prej vitesh. Ai është nje personazh i veçante ne qytetin bregdetar si për shkak te veshjes pasi nuk i ka ndare nga trupi kurrë stilin e tij të veçantë të të veshurit duke u identifikuar metra larg.

Ai tregon se me këtë emër kanë nisur t’i flisnin që para 20 vjetesh për shkak te mirave që ka. Sipas tij fjala Babale e ka emrin nga baballëk që do me thënë njeri i mirë. Pas daljes se dëshmisë se Babales në televizor ai ka pasur shume telefonata madje në shume raste të afërm apo miq i kane tërhequr vëmendjen se çfarë kishte bërë, raporton News 24.

Sipas tij dalja e emrit “Babale” në skenë i ka shkaktuar dhe probleme dhe në bizneset e tij të cilat shikohen me dyshim sepse ka njerez që mendojne për ndonje lidhje te mundshme mes tij dhe atij që ka dalë në media si Babalja. Mustafai shprehet se ai është i vetmi Babale i njohur dhe se nuk duhet të permendet më ky emër si nga Veliu dhe si nga askush tjetër.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...