Arrestimi i ish-deputetëve, Rama: Nesër do njiheni edhe me një…

Shqipëria

Arrestimi i ish-deputetëve, Rama: Nesër do njiheni edhe me një…

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 18:11
Dy të arrestuarit

Pasditen e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama, zhvilloi një takim në Laprakë, me “gra dhe vajza të një komuniteti të prekur jo pak nga pasojat e bixhozit, për të diskutuar mbi ndalimin e tyre dhe kalimin e qindra miliona eurove në vit, nga lumi e llumi i kumarit në konsumin familjar”, siç shprehet ai.Gjatë fjalës së tij, Rama foli edhe për arrestimet e bujshme të bëra një ditë më parë, ku tha se do të vazhdojnë operacionet për të arrestuar të fortët dhe se shteti do të jetë në krah të qytetarëve.

“Këta të fortët me lidhje të forta kriminale, do të jemi shumë të ashpër me të fortët. Nesër besoj publiku do të njihet me një tjetër operacion të suksesshëm dhe do të vazhdojë deri sa i forti i fundit ta kuptojë se nuk ka të fortë në këtë vend, pasi del nga shtëpia, i fortë është komuniteti.

Ne do t’i detyrojmë o të vihen në resht dhe të respektojnë ligjin e këdo qoftë, ose ka vetëm një vend për ta, aty ku shkuan sot ata që janë aty brenda. Historia që një lagje e tërë shqetësohet pse ky fis na ka makina e muskulaturë të zhvilluar, do të mbarojë në këtë vend. Shteti do të jetë në krahun e çdo qytetari dhe familjeje”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat