Shumë zhurmë për asgjë… ja cilët kryetarë degësh të PS u shkarkuan sot

Shqipëria

Shumë zhurmë për asgjë… ja cilët kryetarë degësh të PS u shkarkuan sot

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 10:56
PS

“Vihet re një shkëputje nga disa territore, drejtuesve politikë u është kërkuar prezencën  e tyre. Sidomos nga bashkitë që drejtohen nga opozita, ku vihet re një degradim i madh së pushtet lokal me qytetarët.

Ne s’kemi opozitë dhe nuk mund të presim lindjen e opozitës që të vendosim gishtin në plagët e qeverisjes lokale por edhe qendrore ky ka nevojë për ndërhyrje. Është e rëndësishme që paralelisht punohet dhe më familjen tonë të madhe politike në territor”.

Kështu deklaroi Elisa Spiropali pas mbledhjes së kryesisë së PS.

Edhe pse u trumbetua me bujë shkarkimi i 11 kryetarëve të degëve, mësohet se ‘krasitja’ ka prekur zona jo shumë me peshë për PS-në si Delvina, Memaliaj, Cërriku apo Selenica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat