Vjen acari, ja sa shkojnë temperaturat të enjten në Shqipëri

Shqipëria

Vjen acari, ja sa shkojnë temperaturat të enjten në Shqipëri

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 00:13
Ilustrim

Edhe pse kjo javë ka nisur me temperatura më të ulëta nga javët e tjera, sipas Meteoalb ditën e enjte temperaturat do të shkojnë deri në 0 gradë.

Prandaj për të gjithë ata që dalin herët nga shtëpia të vishen trashë.

Por Meteoalb gjithashtu njofton se këto temperatura do të jenë vetëm për nesër.

Dita e enjte e kthjellët, por e ftohtë!

I ftohti zgjat 24 orë pasi e premtja sjell rritje me 5 gradë celcius të temperaturave si dhe do të vijojë me mot të kthjellët.

Të shtunën dhe të dielën temperaturat do të rriten ndjeshëm duke shënuar maksimumin deri në 27 gradë celsius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat