“Gjuha shkon ku dhemb dhëmbi”, Grida Duma: Sikur të kishte halla k*qe, po nuk ka asnjë shans

Shqipëria

“Gjuha shkon ku dhemb dhëmbi”, Grida Duma: Sikur të kishte halla k*qe, po nuk ka asnjë shans

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 14:52
Grida Duma

Grida Duma e ka nisur ditën mbarë me një shprehje popullore “Sikur të kishte halla k*qe do t’i thoshim xhaxha“.

Deputetja demokrate duke komentuar iniciativën e qeverisë “Rama” për të bllokuar lojërat e fatit, u pyet nga “InTv” se si do të veprojë opozita nëse ky premtim do përmbushet.

Duma, doli nga situata duke kujtuar shprehjen e njohur “Sikur të kishte halla k*qe do t’i thoshim xhaxha“.

Mbase shumëkush, pas kësaj përgjigjeje që nuk i ka hije një politikaneje, ka menduar shprehjen tjetër po aq të njohur popullore se “Gjuha shkon ku dhemb dhëmbi”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat