Kryeministri Edi Rama ka shmangur komentet për largimin nga detyra të ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj.
Në një fjalim 1 orësh në Divjakë të Lushnjës, ai nuk e ka përmendur asnjëherë Xhafajn, ndërkohë që ikja e tij nga detyra ka shkaktuar një tërmet të vërtetë politik në vend.
Opozita po kërkon tashmë largimin e vetë Edi Ramës nga detyra e kryeministrit ndërkohë që janë shtuar zërat sipas të cilëve Rama e shiti Fatmir Xhafajn për të shpëtuar kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako.
Gjatë takimit të sotëm në Divjakë, Rama ka folur vetëm për ligjin e miratuar së fundi nga Parlamenti për lojrat e fatit.