Kreu i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim gjatë ditës së sotme me banorët e zonës së Manzës në Durrës.
Gjatë fjalës së tij, Basha ka treguar edhe arsyet se pse është larguar nga detyra e ministrit të Brendshëm.
‘Xhafaj kishte frikë se si të shpëtonte vëllain e dënuar për drogë. Ai u largua i shkatërruar.
Kjo është një arsye pse u largua. Xhafaj u largua nga frika e përballjes me përgjegjësin e hetimit ndaj vartësve të tij, drejtorit të Përgjithshëm Ardi Veliu dhe njerëzit e tjerë që janë të përfshirë në manipulimin e dosjes së ministrit.
Dosja e tij u bë publike falë qëndresës së opozitës’, tha Basha.
Po ashtu Basha tha se Xhafaj nuk pati guximin të arrestonte kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon.