Ngjarja në Bularat, Athina thërret ambasadoren shqiptare

Shqipëria

Ngjarja në Bularat, Athina thërret ambasadoren shqiptare

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 19:54
Godina e Ambasadës shqiptare në Athinë

Ambasadorja e Shqipërisë në Athinë është thirrur pasditen e kësaj të hëne në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë për të dhënë shpjegime në lidhje me vrasjen e Kostandin Kacifas në Bularat.

Ambasadorja Ardiana Hobdari, pas daljes nga Ministria e Jashtme greke, nuk ka dhënë asnjë deklaratë për media.

Ajo ka marrë qëndrimin e palës greke për ta përcjellë atë në Tiranë në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat