“Ti me lopë, unë me derra”, Rama u kthehet qytetarëve: Po ju pse qeshni - Bota Sot
“Ti me lopë, unë me derra”, Rama u kthehet qytetarëve: Po ju pse qeshni

Shqipëria

“Ti me lopë, unë me derra”, Rama u kthehet qytetarëve: Po ju pse qeshni

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 17:15
Edi Rama takim me banorët e Hasit

Kryeministri Edi Rama, në një takim me banorët e Hasit, është shprehur ndër të tjera se e gjithë vëmendja e qeverisë është tek njerëzit dhe se platforma “shqipëriaqëduam.al” në total ka zgjidhur mbi 16 mijë probleme të natyrave të ndryshme.

“Platforma “shqipëriaqëduam.al” është një mekanizëm efikas, që po fuqizohet dita ditës, falë  qytetarëve, të cilët adresojnë në të ankesat e tyre. Më vjen mirë të them se platforma në tërësinë e saj, ka zgjidhur rreth 16 mijë probleme.

Probleme në thonjëza të vogla, të bartura, prej muajsh dhe vitesh. Probleme me pensionet, probleme me mbi faturimin, diplomat, probleme nga ata që hera herës kthehen në pamundësi për njerëzit, ku në një zyrë duhet të marrin atë që iu takon ngecin.  Platforma është transformimi i shërbimeve përmes teknologjisë.

Janë shumë zyrtarë që kanë shkuar në ndjekje penale, janë shumë të tjerë janë larguar nga puna, e disa të tjerë  janë paralajmëruar për përjashtim nga puna”, tha Rama.

“Emërimet e mësuesve të cilët do të aplikojnë në portal, nuk do t’i bëjnë me njerëzit por do të përgjigjen nga kompjuteri duke parë vetëm pikët e fituar në provimin. Qofsh kush qofsh, qofsh me shëndet por nëse nuk të takon nuk do të fillosh punë, kjo do të ndodhë nga janari”, tha Rama.

Ndërkohë gjatë një tjetër rasti që është treguar, ku një i moshuar ka treguar sesi përmes platformës ka gjetur zgjidhje, Edi Rama e ka pyetur sesi u fut tek portali, ndërsa ai i ka thënë se e kanë ndihmuar pasi vetë nuk di ta përdorë kompjuterin. Ndërkohë pas pyetjes së Ramës në sallë u dëgjuan të qeshura, por kryeministri ka reaguar.

“Ti me lopë unë me derra… të vështirë e kemi punën”, i ka thënë ai qytetarit, ndërsa u është kthyer atyre që qeshën: Po ju pse qeshni, apo ju e dini si hyhet në platformë?!

Më pas ai ka treguar se e pyeti sesi hyri në platformë sepse donte t’u tregonte të gjithëve sesi mund të bëhen pjesë dhe ku të kërkojnë ndihmë?!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...