Vdekja e mistershme e 60 vjecares në llixha, dalin pistat e para dhe kush e mbikqyrte…

Shqipëria

Vdekja e mistershme e 60 vjecares në llixha, dalin pistat e para dhe kush e mbikqyrte…

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 11:09
llixhat termale të Treganit në Elbasan.

Detaje të reja janë mësuar pas vdekjes së një 60-vjeçareje nga Kosova, në llixhat termale të Treganit në Elbasan.

Ajo humbi jetën ditën e djeshme, ndërkohë që bashkëshorti i saj, një 70-vjeçar me inicialet J.I, është transportuar drejt QSUT-së në Tiranë.

Report Tv ka mësuar se 60-vjeçarja dyshohet se ka humbur jetën për shkak të gazrave që lëshojnë ujërat termalë, si edhe për shkak të mos dhënies së ndihmës së parë.

Burimet bëjnë me dije se mjeku që duhet t’i ndjekë pushuesit gjatë qendrimit të tyre në llixha është një mjek me profesion pediatër i dalë tashmë në pension.

I kontaktuar nga Report Tv, ai nuk ka pranuar të japë detaje për ngjarjen e rëndë. Policia ka nisur hetimet, por ende asnjë nga institucionet përgjegjëse nuk ka nisur verifikimet për këtë ngjarje, ndërkohë që në hotelin ku ndodhi ngjarja, aktiviteti vazhdon sikur të mos ketë ndodhur asgjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat