80 përdorues të drogërave të forta marrin trajtim në Fier

Shqipëria

80 përdorues të drogërave të forta marrin trajtim në Fier

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 22:21
“Qëndra e Metadonit”

80 përdorues të drograve të forta tashmë do të mund të marrin trajtim edhe në qytetin e Fierit. 

Më parë këto trajtime ofroheshin vetëm në qytetin e Vlorës apo edhe në Tiranë. Me anë të një fondi të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale , “Qëndra e Metadonit”, do të merret me trajtimin e rasteve dhe do të ofrojë trajtim falas për çdo përson i cili është përdorues i rregullt i drograve të forta .

Kreu i Drejtorisë Rajonale së Shëndetit publik në Fier Kreshnik Tërnova ka thënë së gjatë këtij procesi do të ruhet anonimati për të gjithë ata pacientë që vendosin të trajtohen në këtë qëndër.

Tërnova: Anonimati është mëse i sigurt me ne pasi ne nuk kemi ndërmend që ti prishim imazhin e tyre pasi kemi ndërmend që ti ndihmojmë dhe integrojmë në shoqëri.

Kjo terapi është e domosdoshme, është mjeti i vetëm për të kthyer të kthyer këta përsona në jetën sociale, e cila nuk do të ketë vetëm përfitime shëndëtësore por edhe ndikim social dhe psikologjik. 

Shërbimi mjekësor me metadon do të ofrohet nga mjekë me eksperiencë në këtë fushë si toksikolog, psikolog dhe infermier si dhe do të ofrohet shërbim psiko-social nga psikologu i kësaj qëndre. 
Kjo është një nisme zbatohet tashmë në 7 qytete të ndryshme të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat