Tahiri: Sot do të isha në burg sikur…

Shqipëria

Tahiri: Sot do të isha në burg sikur…

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 22:34
Saimir Tahiri

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, është rikthyer pas 1 viti në studion e “Opinion”, në Televizionin Klan.

Pas një heshtje të gjatë dhe mungese në studiot televizive, pavarësisht se emri i tij ka qenë pjesë e lajmeve gjatë të gjithë vitit, Tahiri tha se sot do të ishte në burg, ndonëse pa asnjë provë, nëse Parlamenti nuk do të votonte kundër kërkesës së prokurorisë për arrestimin e tij.

“E vërteta nuk e bën xhiron e gënjeshtrës…Dhe as me shpejtësinë me të cilën vrapon gënjeshtra, por unë kam besuar se sidoqoftë e vërteta shkon te veshi i njerëzve edhe sikur të mos duan, edhe sikur të vonohet nuk ka rëndësi. Ju kujtoj që në mos ndodhte që parlamenti të mos miratonte kërkesën për arrestim, unë deri sot do të isha në burg pa asnjë diskutim, do të isha në burg, pavarësisht se pa asnjë fakt, pa asnjë provë, unë do të isha në burg”, tha Tahiri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat