KPK shkarkon ndihmësin ligjor Artor Ylli

Shqipëria

KPK shkarkon ndihmësin ligjor Artor Ylli

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 15:05
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit publikoi sot vendimin e shkarkimit të Artor Yllit, ndihmës ligjor në Gjykatën Administrative.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mori sot vendimin për shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Artor Ylli, ndihmës ligjor në Gjykatën Administrative, Shkalla e Parë Tiranë si dhe ndërprerjen e programit të trajnimit pranë Shkollës së Magjistraturës.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga Etleda Çiftja, Roland Ilia relator, Brunilda Bekteshi anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat