Qeveria Shqiptare në bashkëpunim më BERZH dhe Bankën Botërore do të financojnë ndërtimin e rrugës panoramike, Shëngjin-Velipojë. Drejtori i fondit Shqiptar të Zhvillimit tha në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, se kjo rruge do fillojë të ndërtohet vitin e ardhshëm.
Rruga Shëngjin-Velipojë do të lidhë bregdetin shqiptar me Malin e Zi, duke e shkurtuar distancën në më pak se gjysmë ore. Kjo do të shërbejë për të sjelle më shumë turistë nga Mali i Zi, pasi ka kërkesë për të eksploruar këtë pjesë të bregdetit gjatë sezonit.
Deri në vitin 2020, rruga që lidh plazhin e Shëngjinit me atë të Velipojës do të shndërrohet në një aks panoramik dhe do të përshkohet për 20 minuta nga 1 orë e gjysmë që merr aktualisht.
Rruga prej 66.3 km do të reduktohet në vetëm 14.9 kilometra. Projekti parasheh edhe lidhjen e saj me Ulqinin përmes grykëderdhjes së Bunës.
Shëngjin-Velipojë, do të jetë një aks panoramik, i cili do të hapë perspektivën e zhvillimit të turizmit elitar, gjithashtu parashikohet të rrisë ekonominë e punësimin në zonë.